Showbiz

Jude Law shtoi peshë për ta luajtur rolin e Henry VIII

Jude Law

Jude Law ka ngrënë “pasta dhe akullore natën vonë” për të qenë në gjendje ta luante rolin e mbretit Henry VIII në filmin “Firebrand”.

Aktori 51-vjeçar nuk ka pasur shumë kohë për t’u bërë gati për shfaqjen e tij si mbreti Tudor në “Firebrand” – që fokusohet në vitet e fundit të jetës së monarkut me gruan e tij të gjashtë, Catherine Parr (Alicia Vikander) – por konsumoi shumë ushqime në mënyrë që ta transformonte formën e fytyrës së tij. 

“Ishte proces. Si Charlie Chaplin ose Babagjyshi, Henry ka një siluetë të njohur, prandaj nëse e arrin atë peshë, truri mbush mjaft nga hapësirat e nevojshme”, ka thënë aktori, për revistën “Sunday Times Culture”. “Prandaj rrita mjekrën. Kisha kostume të trupit, rroba, pesha në këmbët e mia dhe pjesë në këpucë për ta përsosur pamjen e tij”.

Sipas Law, ai kishte vetëm katër muaj për t’u bërë gati, prandaj nuk ka arritur ta shtonte peshën e kërkuar, por ka ngrënë shumë pasta dhe akullore natën vonë, prandaj i është ndryshuar fytyra.

Jude e ka përshkruar Henryn në film si “gangster” – si djalë të artë që po kalbet dhe e ka pranuar se mund ta krahasonte mbretin me regjisorin e turpëruar të filmit, Harvey Weinstein.

“Në të vërtetë, kurrë nuk e kam menduar specifikisht atë – nuk jam fokusuar në jetën dhe rënien e Harveyt. Por e dija se Henry simbolizon rënien e shumë burrave që u korrën në jetë sukses të madh, u dehën nga pushteti, abuzuan me të dhe ranë”, ka thënë Jude Law. “Dhe kështu Harvey më ka rënë në mend. Çfarë shpërfillje”.