Yjet e “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie, janë martuar në një ceremoni në Aberdeenshire, Skoci.
Çifti – që luajtën rolin e çiftit Jon Snow dhe Ygritte – u takuan gjatë xhirimeve të serialit të famshëm më 2012, raporton BBC.
Miqtë e mbledhur jashtë kishës Rayne, afër Inverurie, përcollën çiftin duke hedhur petale lulesh, para se dyshja të hipte në një Land Rover të vjetër të dekoruar me zemra letre dhe kanaçe e të nisej për në Kështjellën Wardhill, transmeton Koha.net.
Në mesin e miqve ishin edhe yjet tjerë të “Game of Thrones”, si Peter Dinklage, Maisie Williams, Sophie Turner dhe Emilia Clarke.
Fejesën çifti e kishte paralajmëruar shtatorin e kaluar.
Harington kishte thënë për “L'Uomo Vogue” se “ishte lehtë” të binte në dashuri me bashkëaktoren.