Aktori i njohur amerikan Johnny Depp nuk është në lidhje serioze me modelen 29 vjeçe, Yulia Vlasova.
“Johnny takohet rrallë me Yulia Vlasovan. Ata njihen që disa vite dhe takohen kur të munden”, ka thënë një burim për Entertainment Tonight.

Një tjetër burim i ka thënë revistës People se ata nuk i përdorin termet, “i dashur” dhe “e dashur” në mes vete ndërkohë që takohen herë pas here.
Besohet se çifti është takuar në festivalin ndërkombëtar të filmit “Karlovy Vary” në gusht të vitit 2021 dhe Yulia ka ndarë disa foto bashkë me aktorin në rrjetin social Instagram.
Dikush nga ndjekësit e saj e ka pyetur se kush është aktori i saj i preferuar dhe ajo është përgjigjur duke thënë “JD”.
“JD. Ai është një burrë i cili është jashtëzakonisht i talentuar dhe inspirues”, ka thënë Yulia.

Së fundmi është raportuar se aktori i filmit “Pirates of the Carebean”, i cili ka dy fëmijë me ish-partneren Vanessa Paradis dhe që më parë ishte i martuar me Lorie Anna Allison dhe Amber Heard, është i fokusuar të ecën përpara në jetë pas ndarjes dramatike përmes gjyqit me Amberin.

61-vjeçari aktualisht është duke jetuar në Londër dhe është i lumtur që po qëndron jashtë syrit publik.
“Ai Londrën e ka shtëpi. Ka jetë të qetë të mbushur me pikturim e muzikë. Kur nuk ka xhirime ai del me shokë. Ka shumë energji të mirë dhe e rrethon veten me njerëz të mirë”, pati thënë një burim i afërt me të.