Hollywood

Johnny Depp i ka tejkaluar dramat personale

Johnny Depp

Johnny Depp

Foto: Associated Press

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Johnny Depp, është  fokusuar në të ardhmen dhe po ndihet më mirë për jetën që aktualisht ka, pas betejës ligjore që ka pasur me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Amber Heard.

“Ai është i zënë. Ai ka arsye shumë të mira për të qenë i shpërqendruar nga ajo që i ka ndodhur, pra nuk ka shumë kohë që të ndalet e të mendojë duke i shkaktuar dëm vetes”, ka thënë një burim i afërt me aktorin për revistën People, duke shtuar si Johnny nuk mban asnjë lloj mërie ndaj Amberit, apo kujtdo tjetër.

“Ai po ndihet shumë më mirë tani që ka kaluar faza e seancave gjyqësore. Po ndihet më mirë edhe me jetën që po bën dhe nuk ndjen mëri ndaj askujt”, ka treguar tutje burimi.

Aktori aktualisht po qëndron në Londër jashtë syrit publik.

“Për të Londra është shtëpia. Ai e ka qejf më shumë jetën e qetë, por të mbushur me pikturim dhe muzikë. Ndonjëherë, kur nuk është i fokusuar në ndonjë rol, ai del me shokë e këndon. Ai rrethohet nga energjia e mirë sepse është nën shoqërinë e shokëve të mirë”, ka treguar burimi.

Vet Johnny më parë ka treguar se ndërkohë që po ndiqte seancat gjyqësore qëllimisht po distancohej nga jeta e Hollywoodit.

“Nuk ndihem i bojkotuar tani, aspak. Nuk ndihem i bojkotuar nga Hollywoodi sepse nuk mendoj për këtë gjë. Nuk mendoj për Hollywoodin. Nuk kam më ndonjë nevojë të jem në Hollywood”, pati thënë aktori gjatë një konferencë për shtyp përgjatë festivalit të filmit në Cannes.

Johnny Depp, vitin e kaluar ka festuar 60-vjetorin e lindjes dhe burimi ka thënë se aktori i ka tejkaluar të gjitha “dramat” personale.