Showbiz

Joe Jonas dhe Sophie Turner po divorcohen

Joe Jonas dhe Sophie Turner po divorcohen pas katër vjetëve martesë, raporton agjencia AP. Çifti ka dy fëmijë.

Këngëtari 34-vjeçar i grupit Jonas Brothers dorëzoi në Gjykatën e Qarkut në Miami-Dade të Floridës dokumentet e divorcit për t'i dhënë fund martesës së tij me aktoren 27-vjeçare të filmave "Game of Thrones" dhe "X-Men", Sophie Turner.

Në kërkesën për divorc thuhet se "martesa midis palëve është prishur në mënyrë të pariparueshme", ka shkruar AP.

Turner dhe Jonas u martuan në një ceremoni të fshehtë në Las Vegas më 1 maj 2019, pas ngjarjes “Billboard Music Awards”.

Çifti ka dy vajza. Willa u lind në vitin 2020, ndërsa vitin e kaluar u bë me vajzën e dytë.

Jonas po kërkon kujdestarinë e përbashkët të vajzave, sipas dokumenteve të divorcit. Të dy ata kishin një marrëveshje paramartesore që Jonas pret se do të zbatohet, sipas depozitimit.

Përfaqësuesit për Jonas dhe Turner nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.