Showbiz

Joe Jonas dhe Sophie Turner në pritje të fëmijës së dytë

Rokeri i "Jonas Brothers" dhe ish-ylli i "Game of Thrones" po përgatiten të mirëpresin një tjetër fëmijë gjatë këtij viti, pasi në vitin 2020 ata u bën prindër për herë të parë, me vajzën që e kanë quajtur Ëilla.

Sipas US Ëeekly, aktorja 25-vjeçare Sophie Turner do të lindë në “mes të verës”.

Pavarësisht se e kanë mbajtur lidhjen e tyre relativisht private, ata megjithatë kanë folur për dashurinë e tyre.

Muzikanti 32-vjeçar ka thënë se të qenit baba ka qenë "e mahnitshme", por Joe pranoi se "dremitjet janë të këndshme".

Më parë, Sophie e quajti të qenit nënë për vajzën e saj "punën e saj të preferuar".

"Unë jam shumë mirënjohëse për dy dashuritë e jetës sime që më bënë mama @joejonas dhe vajzën time të bukur”, pati shkruar ajo në Instagram.

Joe dhe Sophie u bënë përsëri xhaxha dhe teze kur shoku i grupit dhe vëllai i vogël i Joe, Nick Jonas, 29 vjeç, dhe gruaja e tij Priyanka Chopra, 39 vjeç, "mirëpritën" një fëmijë vitin e kaluar.