Mes spekulimeve se martesa e tyre ka përfunduar, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck qëndruan larg njëri-tjetrit në diplomimin e djalit të tij 12-vjeçar Samuel, në ceremoninë që u mbajt më 12 qershor.
Të dy yjet mbërritën veçmas në ngjarjen speciale. Lopezi mbërriti bashkë me binjakët e saj 16-vjeçarë, Max dhe Emme për të mbështetur njerkun e tyre, dhe Afflecku me nënën e tij, Chris Anne Boldt, shkruan Paxe Six.

Krijuesja e hitit "Jenny from the Block", 54 vjeçe, dukej se ishte në humor të mirë teksa hyri në diplomim me një buzëqeshje.
Ajo kishte veshur një fustan të thjeshtë të shkurtër, me ngjyrë pothuajse të bardhë. Ndërkaq, Affleck, 51 vjeç, dukej jo aq mirë me disponim.
Në kontrast me ish-burrin e saj, Jennifer Garner, 52 vjeçe, u fotografua duke buzëqeshur teksa doli nga një veturë përpara diplomimit të fëmijës së saj më të vogël.

Ajo dhe Affleck kanë gjithashtu edhe fëmijët Violet 18 vjeç, dhe Seraphina 15, të cilët morën pjesë po ashtu në diplomim.
Mungesa e ndërveprimit të Lopezit dhe Affleckut në diplomimin e Samuelit pason raportimet që ata "po jetojnë të ndarë”.
Dyshja u martuan në korrik të vitit 2022, 20 vjet pasi ishin fejuar fillimisht.
Ata raportohet se kanë vënë në shitje shtëpinë bashkëshortore që e blenë në maj të vitit 2023, pasi thuhet se po përpunojnë një marrëveshje ndarjeje.
