Showbiz

Jimmy Kimmel e John Mulaney refuzojnë ta udhëheqin Oscarin e 2025-tës

Jimmy Kimmel e John Mulany

Jimmy Kimmel e John Mulany

Komediani i njohur, Jimmy Kimmel, i cili aktualisht është në pushime verore, nuk do ta udhëheqë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar këtë vit.

Gazeta “Variety” ka raportuar se Kimmel dhe kolegu i tij, komediani, John Mulaney, i kanë refuzuar ofertat për ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, e cila pritet të mbahet më 2 maj, 2025.

Kimmel, spektaklin në fjalë, e ka udhëhequr katër herë, që e bën të barabartë me të tjerë udhëheqës si aktorja Whoopi Goldberg dhe Jack Lemmon. Vetëm John Carson, Billy Crystal e Bob Hope kanë udhëhequr më shumë herë ngjarjen.

Ndërsa për Mulaneyn raportohet të jetë i zënë me projekte të tjera, ndërkohë që duket të jetë i preferuari i publikut për ta udhëhequr spektaklin.

Nuk është e qartë se kush do të jetë udhëheqësi i radhës.
Kimmel udhëhoqi ngjarjen në vitin 2017 dhe 2018, si edhe spektaklet e dy viteve të fundit 2023 e 2024.

“Nuk kam menduar se do ta udhëheq prapë. Kam bërë dy prej shouve, kanë shkuar mirë, diçka e ‘çmendur’ ka ndodhur në njërën nga to me një histori që do ta mbaj mend për të gjithë jetën. E di se sa shumë punë bëhet në këto spektakle, prandaj kam menduar se s’kam nevojë të mendoj ta bëj këtë prapë”, pati thënë ai në muajin shkurt për Los Angeles Times.

Aktori Alec Baldwi, i cili e ka udhëhequr ceremoninë bashkë me aktorin Steve Martin në vitin 2010, e pati quajtur punën si “jofalënderuese” dhe pati thënë se asnjëherë më nuk do të kthehet ta udhëheqë.
Ndërkohë, edhe aktorja Anne Hathaway, e cila në vitin 2011 e udhëhoqi spektaklin përkrah aktorit James Franko, pati thënë se është punë tepër e vështirë.

“Edhe njerëzit që e kanë udhëhequr në mënyrë spektakolare, si Hugh Jackman, Jimmy Kimmel e Ellen DeGeneres, zakonisht merrnin vetëm reagime të tilla si ‘meh’ nga të gjithë. Është me të vërtetë një punë tepër e vështirë për tu bërë”, pati thënë ajo në një intervistë në vitin 2020.