Showbiz

Jessica Alba mbron gratë që udhëtuan në hapësirë me "Blue Origin"

Jessica Alba

Jessica Alba

Foto: Associated Press

Aktorja, Jessica Alba ka dalë hapur në mbrojtje të pasagjereve të fluturimit të fundit hapësinor të "Blue Origin", me një ekuipazh të përbërë vetëm nga gra, që ka nxitur shumë polemika në rrjetet sociale, kryesisht për shkak të grave që ishin pjesë e fluturimit, filantropja Lauren Sánchez (e fejuar e biznesmenit Jeff Bezos), këngëtarja Katy Perry, gazetarja Gayle King e producentja Kerianne Flynn.

Aktorja dhe sipërmarrësja 43-vjeçare ka reaguar përmes llogarisë së saj në Instagram duke ndarë një postim nga strategia politike Ana Navarro-Cárdenas, e cila kritikonte reagimet e opinionit publik ndaj këtij fluturimi, ndërkohë që akuzonte për neglizhencë të siç thuhet abuzimeve të pushtetit nga presidenti amerikan Donald Trump, ka raportuar FemaleFirst.

“Kam parë kritika të pafundme për pesë gra që po bëjnë udhëtimin e tyre në hapësirë. Nuk kuptoj si ndikon kjo në jetën tonë. Do doja që njerëzit të tregonin të njëjtën energji për të denoncuar abuzimet e Trumpit me pushtetin, ato ndikojnë në jetët e panumërta në SHBA dhe në botë", ka shkruar Ana Navarro.

Jessica Alba e shpërndau këtë mesazh dhe e shoqëroi me komentin “kjo”.

Pjesë e fluturimit ishin edhe shkencëtarja e NASA-s Aisha Bowe dhe aktivistja për të drejtat civile Amanda Nguyen.

Gazetarja Gayle King gjithashtu ka mbrojtur publikisht udhëtimin, duke thënë se edhe ajo dikur e kishte parë me skepticizëm investimin në udhëtime hapësinore.

“Edhe unë isha një nga ata njerëzit që thosha: ‘Pse po harxhojmë kaq shumë para për hapësirën kur kemi kaq shumë probleme në Tokë?’”, ka thënë King për Extra.

Por ajo ka thënë se ndryshoi mendim pasi u informua më shumë për qëllimet e “Blue Origin”.

“Ata po përpiqen të gjejnë mënyra për të menaxhuar mbetjet dhe për t’i dërguar në hapësirë në mënyrë që të mbrojnë Tokën. Çdo herë që një fluturim ndodh, nxirren të dhëna që mund të shërbejnë për qëllime të tjera”, ka thënë tutje King.

Ajo përfundoi me një thirrje ironike për kritikët.

“Do doja që njerëzit të bënin më shumë kërkime. Pastaj pyes veten: a keni qenë ndonjëherë në hapësirë? Shkoni në ‘Blue Origin’, shikoni çfarë bëjnë dhe pastaj kthehuni e thoni ‘Është gjë e keqe’”, ka thënë gazetarja.