Artistja me famë botërore e me prejardhje latine, Jennifer Lopez, e cila njihet me nofkën J.Lo, ka vënë në dukje unazën e saj të martesës përderisa u shfaq e vetme në premierën e filmit të ri, "Atlas", i cili shfaqet në platformën “Netflix”.

Në tepihun e kuq të kësaj ngjarje, J.Lo, u shfaq me flokë të kapur, bluzë të bardhë pa mëngë, fund të gjatë të zi në formë sirene, gurët e gjelbër vezullues të vathëve dhe unazën e martesës në dorën e saj të majtë, të cilën e ka të njëjtë me atë të Ben Affleckut.
Fakti që Jenniferi u shfaq e vetme në këtë ngjarje po i thellon spekulimet e ndarjes.

Së fundmi, pasi aktori nuk e shoqëroi artisten në ngjarjen MET Gala, ku ishte bashkënikoqire, është diskutuar nëpër shumë media se çifti i mirënjohur i Hollywoodit, J.Lo dhe aktori Ben Affleck, të cilët njihen si “Bennifer”, kanë kaluar ca kohë të ndarë, pasi Beni kishte dalë nga shtëpia e përbashkët e çiftit, për të kaluar pak kohë vetëm në një shtëpi tjetër, në mënyrë që t’i tejkalojnë tensionet që patën.
Por pavarësisht thashethemeve, çifti janë parë të lumtur bashkë gjatë fundjavës dhe të dy kishin të vendosura unazat e martesës.
Lexo edhe: