Ylli i mirënjohur, Jennifer Lopez, e cila, bashkë më burrin, aktorin Ben Affleck, kanë qitur në shitje shtëpinë, është parë duke mbajtur unazën e martesës me gur të gjelbër.
Këngëtarja është parë me unazë teksa po dilte nga restoranti ku ka darkuar me një shoqe në Santa Monica të Kalifornisë, raporton Page Six.

Kjo dalje e këngëtares vjen pasi ajo dhe bashkëshorti kanë qitur në shitje shtëpinë luksoze, e cila iu kushtoi 60 milionë dollarë amerikanë, si dhe disa miliona të tjerë për ta rinovuar.
Lopez dhe Affleck, për shtëpinë e përbashkët në Beverlly Hills të Kalifornisë, po kërkojnë 65 milionë dollarë, për shkak të rinovimeve që iu është dashur të bëjnë para se të hynin në këtë shtëpi vitin e kaluar në muajin maj, ka shkruar TMZ.
Sidoqoftë, sipas raportimeve, ata janë përgatitur të humbin miliona pas shitjes pasi taksat, për pronat e shtrenjta të tilla, janë të larta.
Yjet, të cilët u martuan në viitn 2022, kanë qenë në kryetitujt e mediave botëtore pas thashethemeve për divorc që dolën pasi Lopez u shfaq vetëm në ngjarjen METGala, ku ishte nikoqire.
Mediat kanë raportuar se Ben ka kohë që është shpërngulur nga shtëpia dhe aktualisht po jeton në një shtëpi në Brentwood të Kalifornisë.
Affleck gjithashtu disa herë është fotografuar duke mbajtur unazën e martesës, i cili nuk shfaqej bashkë me Lopezin në ceremoni të ndryshme, ndërsa në ngjarje familjare po.
Ndërkohë, Lopez ka anuluar turneun e saj që planifikonte ta mbante gjatë verës duke thënë se po dëshiron të kalojë më shumë kohë me familjen, ndërkohë që iu ka thënë adhuruesve se po ndihet jashtëzakonisht keq dhe iu ka premtuar se do t’ua shpaguaj.
Lexo edhe:
Ben Affeck po e shtynë gruan ta rishikojë karrierën - KOHA.net
Shfaqen sërish bashkë Jennifer Lopez e Ben Affleck - KOHA.net