Aktorja e njohur, Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney, u panë duke shëtitur në New York, mes raportimeve se aktorja tashmë ka lindur fëmijën e saj të dytë në fshehtësi, ka raportuar DailyMail.
Aktorja e filmit “Silver Linings Playbook”, 34 vjeç, u shfaq me një pallto të gjatë të kaltër të errët me kapëse dekorative, ndërsa kombinimi i saj elegant u plotësua me çantë me print leopardi nga brendi “Prada”.

Fituesja e çmimit "Oscar" e pati bërë publike shtatzëninë e saj të dytë, ku përfaqësuesi i saj pati konfirmuar lajmin për Vogue në muajin tetor të vitit 2024.
Lawrence, dhe Maroney, 40 vjeç, i cili punon si drejtor i galerisë së artit “Gladstone Gallery” në New York që nga viti 2022, u martuan në tetor të vitit 2019 në rezidencën historike Belcourt Mansion në Newport, Rhode Island.

Ishte parashikuar që aktorja do të lindte në fillim të pranverës.
Një burim i afërt me aktoren e filmit “The Hunger Games” ka treguar për People se djali i saj i parë, Cy, do të mbushte tre vjeç kur të vinte në jetë fëmija i dytë. Duke qenë se Cy ka lindur në shkurt 2022, kjo do të thotë se aktorja mund ta ketë sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë muajin e kaluar.
“Ajo e adhuron të qenit nënë. Është e lumtur që është sërish shtatzënë. Për të, ky është momenti ideal. Djali i saj do të jetë 3 vjeç kur të vijë në jetë fëmija i dytë”, ka thënë burimi.
Përveç përgatitjeve për ardhjen e fëmijës së saj të dytë, Lawrence po përgatitet edhe për promovimin e filmit të saj më të ri, “Die My Love”.

Filmi, ku ajo luan përkrah aktrorit Robert Pattinson, është vepra e fundit e regjisores skoceze Lynne Ramsay dhe trajton temën e depresionit pas lindjes. Bazuar në romanin e vitit 2019 të autores argjentinase Ariana Harwicz, kjo është vepra e parë e Ramsay që nga filmi i saj i vitit 2017 “You Were Never Really Here”, i cili është vlerësuar lartë nga kritikët.
“Lawrence pranoi menjëherë të luante në këtë histori, e cila është e fortë dhe sfiduese, pasi trajton depresionin pas lindjes dhe bipolaritetin. Por është gjithashtu një histori me humor të zi. Shpresoj që ta kem bërë të tillë”, ka thënë Ramsay për IndieWire.
Filmi paraqet ngjarjen që zhvillohet në një zonë rurale të Amerikës dhe ndjek historinë e personazhit të Lawrence, e cila përjeton simptomat e zakonshme të depresionit pas lindjes dhe çrregullimit bipolar. Përveç sfidave si nënë, ajo gjendet në një trekëndësh dashurie mes bashkëshortit të saj, të luajtur nga Pattinson, dhe të dashurit, të luajtur nga aktori LaKeith Stanfield.
Në ekipin e filmit bëjnë pjesë edhe aktorët legjendarë Sissy Spacek dhe Nick Nolte.
“Die My Love” pritet të ketë premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë 2025, ku pritet të marrë vëmendje për tematikën e guximshme dhe interpretimin e fuqishëm të Lawrence.
“Është një film për shëndetin mendor dhe shkatërrimin e një martese. Por është gjithashtu jashtëzakonisht i çuditshëm dhe argëtues. Të paktën, kështu mendoj unë… por unë jam skoceze dhe kam një humor shumë të errët”, ka thënë Ramsay për Variety.