Yjet e njohur të muzikës, reperi Jay-Z dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja, Beyonce, janë ndier tepër të nervozuar pasi në emisionin e gazetarit të njohur amerikan, Piers Morgan, u krahasuan me reperin, P.Diddy.

Gazetari ka publikuar një intervistë të pacensuruar me këngëtaren, Jaguar Wright, e cila në mënyrë eksplicite akuzon, çiftin se kanë bërë vepra ende më të këqija se kolegu i tyre, reperi P.Diddy, i cili është i akuzuar për dhunim, shantazh, drogim, detyrim, prostitucion, trafikim seksual, e shumë të akuza të tjera.
Alex Spiro, avokati i Jay-z dhe Beyonce, mbiemri i të cilëve është Carter, ka folur për mediumin TMZ, duke vënë në pikëpyetje profesionalizmin e gazetarit e duke kërkuar nga ai ta heqë intervistën dhe të kërkojë falje, ose do të përballet me urdhër nga gjykata për ta hequr intervistën në fjalë.
Ai ka shtuar se Morgan nuk do të duhej të lejonte asnjëherë që këto pretendime të rreme të ndodhnin në emisionin e tij.
Ndërkohë, The Guardian ka shkruar se gazetari i ka kërkuar falje çiftit Carter.

“Avokatët e tyre na kontaktuan për të na thënë se këto pretendime janë toalisht të rreme dhe nuk janë të bazuara në fakte. Prandaj i jemi bindur kërkesës ligjore për t'i hequr këto pretendime nga intervista origjinale. Ka kufizime ligjore edhe për ne dhe i kërkojmë falje Jay-z-s dhe Beyonces”, ka deklaruar Morgan.

Ai ka shtuar se Wright, ka vite që bën pretendime të ndryshme kundër P.Diddyt, që marrin shumë vëmendje nëpër media dhe platforma. Problemi me platformat qëndron te fakti se ato i ofrojnë hapësirë kujtdo për të thënë çfarëdo.
“Realiteti i botës moderne është se gati gjithkush ka plotformën e vet përderisa ka diçka për të thënë, për të cilën publiku tregon interesim. Kjo është arsyeja që e kemi ftuar në emision. Njerëzit që i bëjnë këto pretendime kanë audiencë me apo pa emisione si të miat”.
Wright nuk ka komentuar mbi editimin e intervistës së saj.
Rasti i reperit P.Diddy ka prekur reputacionin e disa prej figurave më eminente në Hollywood, të cilët kanë bashkëpunime të ndryshme me të.