Jay Leno, komediani dhe ish-prezantuesi i emisionit “Tonight Show”, ka thënë se është rrëzuar në një kodër pranë Pittsburghut të premten e kaluar dhe është lënduar.
Ai ka thënë se si pasojë e këtij rrëzimi ka thyer njërin krah, syrin i është mavijosur, si dhe ka pësuar lëndime në anën e majtë të fytyrës.
Ai ka shpjeguar se në vend që të përshkonte rrugën më të gjatë për të shkuar në një restorant, vendosi të marrë një rrugë më të shkurtër.

“Epo, kodra nuk dukej aq e thepisur”, ka treguar ai për Inside Edition, duke përshkruar rrëzimin, në të cilin u rrokullis në një distancë prej rreth 18 metrash.
Leno u shfaq në video me një fashë në sy, të cilën e hoqi për të treguar mavijoset rreth syrit dhe pjesës së majtë të fytyrës.
Pavarësisht lëndimeve, ai ka thënë se nuk ishte i shqetësuar për gjendjen shëndetësore.
“Do të bëhet mirë. Nuk jam i shqetësuar për të”, ka thënë komediani.
Ani pse pësoi aksident, ai mbajti angazhimet që kishte dhe kreu një shfaqje komedie disa orë më vonë.
“Gjëja më e keqe në këtë moshë është se nuk mëson nga gabimet. Thjesht vazhdon të bësh të njëjtën gjë”, ka thënë Leno, me humor, duke komentuar situatën për TMZ.
The New York Times ka shkruar se ky është vetëm njëri nga aksidentet që ka pësuar nga një seri e lëndimeve që Leno ka pasur gjatë viteve të fundit.
Në vitin 2022, ai pati kaluar një operacion pas një djegieje serioze në fytyrë, duar dhe gjoks, të cilat iu shkaktuan nga zjarri që ndodhi teksa po punonte me një nga makinat e tij në Burbank të Kalifornisë. Mjekët patën konstatuar se zjarri ishte shkaktuar nga kimikatet e benzinës.
Në vitin 2023, Leno pësoi lëndime të tjera pas një aksidenti me motor, duke thyer disa brinjë dhe gjurin, një incident që ai po ashtu e pati komentuar me humor.
“Një burrë 72 vjeç që drejton një motor 83-vjeçar. Çfarë mund të shkonte keq?”, pati thënë ai.
VIDEO:
Jay Leno has been seriously injured again after the comedian says he fell down a hill at the Hampton Inn… 🤨
Who believes this?
Did Jay join the “black eye club”?
Sorry, none of this adds up to me, starting with Jay Leno being at a Hampton Inn🤔
This is a common initiation /… pic.twitter.com/dYIVquRjyT