Showbiz

Jason Momoa e rruan mjekrën: “Tani asgjë më nuk ka kuptim”

Aktori Jason Momoa (39), i njohur si Khal Drogo në serinë “Game of Thrones”, ka vendosur ta heqë karakteristikën për të cilën e njohin shumë njerëz - mjekrën.

Aktori që nga viti 2012 e bartë mjekrën e njohur ndërsa në janar u shpall si mashkulli më i bukur në botë sipas një liste të cilën nga viti 1990 e përpilon kritiku filmik TC Candler. Këto lista bazohen në propozimet publike.

“Po e rruaj këtë bishë, është koha për ndryshime”, - njoftoi Jason.

“Është koha për të ndryshuar për të mirë, për fëmijët e mi, fëmijët tuaj, të gjithë botën. Le të bëjmë ndryshime pozitive për të mirën e planetit tonë. T’i pastrojmë oqeanet dhe tokën. Bashkohuni me mua në këtë udhëtim. Le të kalojmë në alumin të degradueshëm”, - shpjegoi Momoa.

Por edhe pse kishte qëllime të ndryshme dhe donte t'i vetëdijësonte njerëzit se ekologjia është e rëndësishme, fansat megjithatë më së shumti vëmendje i kushtuan fytyrës së tij të rruar, shkruan KOHA Ditore.

“Jason sapo e ka rruar mjekrën, dhe tani më asgjë nuk ka kuptim në botë”, - komentuan fansat, por nuk e kishin të gjithë të njëjtin mendim.

“Me apo pa mjekër, kjo nuk e ndryshon faktin se Jason është një qenie njerëzore fantastike”, – e lavdëruan aktorin.