Showbiz

Jason Momoa e do ribërjen e “Twins” me Peter Dinklage

Aktori i “Aquaman” dëshiron që të ribëjë komedinë e vitit 1988, “Twins”, bashkë me yllin e “Game of Thrones” Peter Dinklage.

Arnold Shwarzenegger dhe Danny DeVito ishin duo që luajtën rolet e vllezërve në filmin e të 80-ve dhe tani Aquamani do që ta ringjallë projektin, shkruan KOHA Ditore.

Gjatë promovimit të franshizës filmike të DC Comics në San Antonio Fan Fest të Texasit të shtunën, Momoa u pyet se a do të ishte i interesuar në ripërpunimin e filmit “Twins” gna viti 1988 dhe ai u përgjigj: “vetëm më tregoni ku dreqin të nënshkruaj! Absolutisht. Do të ishte e mahnitshme. E adhuroj atë film.”

Fansave po ashtu u pëlqeu ideja dhe njëri prej tyre po ashtu bëri edhe një poster për filmin.

Image