Showbiz

Jason Mamoa konfirmon lidhjen e re romantike

Jason Mamoa

Jason Mamoa

Foto: Associated Press

Aktori i njohur hollivudian, Jason Mamoa, pas ndarjes nga ish-partnerja, artistja Lisa Bonet, ka konfirmuar lidhjen e re romantike me aktoren Adria Arjona.

Të hënën aktori ka publikuar në rrjetin social Instagram fotografi nga pushimet. Në postim ka përfshirë edhe fotografi me Adrian, raporton HuffPost.

Postimi në instagram:

“Japoni, je ëndërr e bërë realitet. Jemi shumë mirënjohës për të gjithë që na hapën dyert e shtëpive për të krijuar kujtime me miq e shokë të vjetër, duke ndarë edhe një aventurë tjetër me dashurinë time”, ka shkruar Mamoa.

Jason ishte në lidhje me Lisa Bonetin për 17 vjet, me të cilën ishte i martuar katër vjet para se të bënin të ditur ndarjen në muajin janar të vitit 2022.

Adria, e cila është nga Guatamala, më parë është shfaqur në filma si Pacific Rim Uprising, Good Omens, True Detectiv dhe në një nga filmat e Star Wars, Andor.

Adria Arjona

LEXO EDHE: