Showbiz

Kendrick Lamar kryeson me nominime për American Music Awards 2025

Kendrick Lamar

Kendrick Lamar

Foto: Associated Press

CNN ka raportuar se janë bërë publike nominimet për çmimet prestigjioze American Music Awards (AMAs) 2025, ku reperi Kendrick Lamar kryeson listën me 10 nominime, përfshirë kategoritë kryesore si “Artisti i Vitit”, “Albumi i Vitit” dhe “Kënga e Vitit”.

Pas tij vjen artisti Post Malone me 8 nominime, ndërsa Billie Eilish, Chappell Roan dhe Shaboozey kanë nga 7 nominime secili. Taylor Swift, e cila tashmë mban rekordin si artistja më e shpërblyer në historinë e AMAs me 40 çmime, këtë vit garon në 6 kategori, dhe mund të thellojë më tej rekordin e saj.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 26 maj në Las Vegas dhe prezantuese do të jetë artistja e mirënjohur Jennifer Lopez.

Disa prej të nominuarve në kategoritë kryesore për AMA 2025:

Artisti i Vitit

Ariana Grande

Billie Eilish

Chappell Roan

Kendrick Lamar

Morgan Wallen

Post Malone

Sabrina Carpenter

SZA

Taylor Swift

Zach Bryan

Artisti i Ri më i Mirë

Benson Boone

Chappell Roan

Gracie Abrams

Shaboozey

Teddy Swims

Tommy Richman

Albumi i Vitit

Beyoncé – Cowboy Carter

Billie Eilish – Hit Me Hard and Soft

Chappell Roan – The Rise and Fall of a Midwest Princess

Charli XCX – Brat

Gracie Abrams – The Secret of Us

Future & Metro Boomin – We Don’t Trust You

Kendrick Lamar – GNX

Post Malone – F-1 Trillion

Sabrina Carpenter – Short n’ Sweet

Taylor Swift – The Tortured Poets Department

Kënga e Vitit

Benson Boone – Beautiful Things

Billie Eilish – Birds of a Feather

Chappell Roan – Good Luck, Babe!

Hozier – Too Sweet

Kendrick Lamar – Not Like Us

Lady Gaga & Bruno Mars – Die With A Smile

Post Malone feat. Morgan Wallen – I Had Some Help

Sabrina Carpenter – Espresso

Shaboozey – A Bar Song (Tipsy)

Teddy Swims – Lose Control

Kendrick Lamar po dominon skenën me një album dhe këngë që kanë krijuar debat publik dhe janë përshëndetur nga kritikët, përfshirë këngën “Not Like Us” dhe bashkëpunimin me artistet SZA në Luther.

Taylor Swift, sipas “The New York Times”, vazhdon të jetë “forcë e pandalshme në industrinë e muzikës pop” dhe albumi i saj më i fundit “The Tortured Poets Department” është cilësuar si “reflektim elegant mbi ndjenjat moderne”.

Chappell Roan, ndër zbulimet më të mëdha të vitit, ka mahnitur publikun me stilin e saj të guximshëm dhe me albumin e lavdëruar “The Rise and Fall of a Midwest Princess”, të cilin “The Guardian” e ka quajtur “ himn ‘queer’ për një brez të ri artistësh”.

Beyoncé, për herë të parë e nominuar në kategorinë e zhanrit të muzikës country me albumin “Cowboy Carter”, ka marrë vëmendje të madhe dhe është përshëndetur për guximin e saj për të sfiduar kufijtë gjinorë dhe ata të zhanreve, sipas “The Times”, ky album është “shprehje i rrënjëve dhe identitetit të afroamerikanëve në Amerikë”.