Showbiz

Ish-burri i Jennifer Lopezit nuk beson se martesa e saj me Affleck do të zgjasë

Burri i parë i Jennifer Lopezit dyshon se martesa e saj e katërt me yllin e filmit, Ben Affleck, mund të jetë e dënuar të dështojë, shkroi “The Mirror” të dielën.

Aktori i lindur në Kubë, Ojani Noa , i vodhi zemrën këngëtares 25 vjet më parë. Duke punuar në një restorant në Majami në pronësi të Gloria Estefan, Ojani magjepsi J-Lon.

Pas një romance të stuhishme, dyshja u martuan në shkurt të vitit 1997, por një vit më vonë martesa e tyre u shkatërrua.

Ai tani jeton një jetë të qetë jashtë vëmendjes së publikut, por ka thënë fjalën e tij për hapin e fundit të ish-të dashurës së tij sa i përket jetës personale.

“I uroj asaj dhe Benit më të mirën, por nuk jam i bindur se do të zgjasë. Jen-it i pëlqen të jetë e dashuruar, por ajo është fejuar gjashtë herë dhe Ben është burri i katërt. Unë isha bashkëshorti numër një dhe ajo më tha se isha dashuria e jetës së saj, kur u shtrimë në shtrat natën e dasmës, ajo tha se do të ishim bashkë përgjithmonë”, tha 48-vjeçari për MailOnline .

Pas ndarjes së tyre, Ojani tentoi të kishte një karrierë në film. Ai u shfaq në filma në vitet 2002, 2004 dhe 2007 dhe gjithashtu punoi si producent. Edhe pse ata u divorcuan në vitin 1998, ata mbetën miq për shumë vite më pas.

J-Lo vazhdoi të takohej publikisht me P. Diddy menjëherë pasi ndarja e tyre u finalizua.

Ajo më pas u martua me Cris Judd në vitin 2001 dhe me yllin e muzikës latine Marc Anthony tre vjet më vonë.