Showbiz

“Inside Out 2” bëhet filmi i animuar me fitimprurës i të gjitha kohërave

Inside Out

Inside Out

“Inside Out 2”, film për emocionet, nga kompania e njohur Disney, është bërë filmi i animuar me më së shumti fitime në të gjitha kohërat, duke ia kaluar filmit të famshëm “Frozen 2”.

Disney ka shkruar se “Inside Out 2” ka grumbulluar 1.46 miliardë dollarë në arkat filmike duke ulur nga froni filmin e animuar “Frozen 2” të vitit 2019.

CNN ka shkruar se ky është lajm i mirë për Hollywoodin pasi pati rënie në arkat filmike gjatë fillimit të verës dhe ende është duke “e marrë veten” pas grevave të aktorëve e skenaristëve që u mbajtën vitin e kaluar.

“Inside Out2” u lansua nëpër kinema muajin e kaluar dhe ka kaluar 1 miliardëshin vetëm pas javës së parë të lansimit, më të shpejtën ndonjëherë për film të animuar. Aktualisht është java e gjashtë që filmi është duke u shfaqur në kinema dhe ka arritur të hyjë në 13 filmat më fitimprurës të të gjitha kohërave,.

“Nga Evropa në Azi, në Lindje të Mesme e SHBA, vetëm sheh rekorde të thyera shikueshmërie të këtij filmi. Definitivisht është film shumë i suksesshëm, jo vetëm për kinematë në SHBA, por në mbarë botën”, ka thënë Daniel Loria, drejtues i Box Office Pro.

Filmi i cili tashmë ka bërë histori në SHBA, shumë shpejt u bë filmi më fitimprurës në Brazil, Chile dhe Uruguai.

Loria ka thënë se “Inside Out 2” do të mund të përfundojë shfaqjen nëpër kinema me shifër edhe më të madhe të fitimeve, ndërkohë që përgatitet të shfaqet në kinematë japoneze javën e ardhshme.

Traileri i filmit: