Këngëtarja, Iggy Azalea, ka thënë se po sheh ngjashmëri në mes të industrisë së muzikës dhe tregut të kriptovalutave. Ajo ka theksuar se beson që industria muzikore është e mbushur me njerëz që urrejnë.
Kohët e fundit, 34 vjeçja ka investuar pak para të sajat në kriptovaluta dhe po pretendon se ka ngjashmëri në mes të industrisë së muzikës dhe tregut të kriptovalutave, shkruan FameleFirst.
“Jam krijuar për këtë hapësirë E dominuar nga meshkujt, njerëz që urrejnë gjithkund, shumë konkurrencë dhe tepër e shtrenjtë. Duket krejt sikur industria e muzikës”, ka shkruar ajo në rrjetin social “X”.
Iggy, e cila ka lindur në Australi, është shpërngulur në SHBA kur ishte adoleshente për të ndjekur ambicien që kishte për muzikë.
Më herët gjatë këtij muaji ajo ka treguar se si ka arritur drejt suksesit duke thënë se ndërsa rritesh si një artiste mund të jetë e vështirë dhe sfiduese
“Por është pjesë e domosdoshme e jetës”, ka thënë tutje Iggy e cila ka shtuar po ashtu se sfidat duhet të konsiderohen si mundësi.
“Gjithnjë në zemër e kam ndjerë se jam sipërmarrëse e mirë edhe në karrierën time në muzikë. Gjithnjë jam kujdesur për anën biznesore po aq sa për atë kreative. Kreativitetin e biznesin i shoh si dy anë të një medaljeje dhe qëllimi është që t’i lë ta përmbushin njëri-tjetrin”, pati thënë reperja.
Ajo gjithashtu ka thënë se “në thelb, inovacioni në biznes është tjetër kanal i kreativitetit”.