Showbiz

Idris Elba “u kishte dhënë fund dashuriçkave” para se ta takonte gruan

Idris Elba “u kishte dhënë fund dashuriçkave” përpara se ta takonte tashmë gruan e tij, Sabrina, në një bar jazzi në vitin 2017.

Ylli 49-vjeçar, i cili më parë ishte i martuar me Kim Noorgard dhe Sonya Nicole Hamlin, po kalonte një “kohë vërtet të vështirë” personalisht dhe profesionalisht kur u takua për herë të parë me ish-Miss Vancouverin në vitin 2017, por ajo e bëri atë "të hapur ndaj idesë" për t'u lidhur sërish me dikë.

Ai kujtoi për revistën “Sunday Times Style”” “Po kaloja një kohë vërtet të vështirë”.

“Isha 44 vjeç, babai im kishte ndërruar jetë, ndihesha i hidhëruar për aktrimin dhe kisha mbaruar me marrëdhëniet dhe dashurinë. Fillova të stërvitesha si një luftëtar profesionist (pas studimeve të boksit si adoleshent, ai u stërvit për t'u bërë një luftëtar profesionist i kikboksit në vitin 2016, duke fituar luftën e tij debutuese profesionale). Ndalova së piri, u pastrova dhe pata këtë qartësi të mahnitshme”.

“Unë udhëtova për në Kanada për të xhiruar një film (“Molly's Game”). Po punoja me Jessica Chastainin, e cila është aq e pasionuar pas zanatit të saj, sa më bëri të dashurohesha sërish me aktrimin”.

“Më pas fluturova për në Vancouver për të xhiruar një film për dashurinë e pashpërblyer me Kate Winslet, (“The Mountain Between Us”) dhe ironia nuk më humbi: gjëja e fundit për të cilën doja të mendoja ishte dashuria. Mbarova me dashuri dhe aty takova Sabrinën, në një lokal. Ajo më bëri të hapem sërish ndaj idesë së dashurisë".

Idris, i cili ka vajzën Isan, 20 vjeç, nga martesa e tij e parë dhe djalin Winston, tetë vjeç, me ish-partneren Naiyana Garth, e mbante jetën e tij personale private, por Sabrina e ka inkurajuar atë të jetë më i hapur.

Ai tha: “Kam qenë mjaft i mbyllur më parë, më pas e kam takuar dhe duke bërë këto projekte së bashku, si podkasti, ajo më ka ndihmuar të hapem”.

"Më kujtohet kënga e parë që ia kam luajtur asaj, ishte: "Closer to Fine" nga The Indigo Girls, me tekstin e saj "Dhe gjëja më e mirë që ke bërë ndonjëherë për mua është të më ndihmosh ta marr jetën time më pak seriozisht". Dhe kjo është ajo, që ajo bëri. Unë isha vërtet i lënduar dhe ajo tha: "Po sikur të qeshim?".