Showbiz

Idris Elba planifikon të shpërngulet në Afrikë

Idris Elba

Idris Elba

Aktori britanik Idris Elba i ka thënë BBC-së se është duke planifikuar të shpërngulet në Afrikë brenda dekadës së ardhshme, si pjesë e planit për ta mbështetur industrinë e filmit të këtij kontinenti.

52 vjeçi, i cili është ylli i serialit “The Wire”, qëndron prapa një projekti, që ka për qëllim të ndërtojë një studio filmi në ishullin e Tanzanisë të Zanzibarit, si dhe një tjetër në kryeqytetin e Ganës, Accra.

I lindur në Londër, Elba, nëna e të cilit është nga Gana dhe babai nga Sierra Leone, ka lidhje të fortë më Afrikën.

Ai po dëshiron ta shfrytëzojë fuqinë që ka si yll i aktrimit, për ta mbështetur industrinë në rritje të filmit atje, pasi sipas tij është vitale për afrikanët të kenë mundësi që tregojnë historitë e tyre.

“Sigurisht do ta konsideroja të shkoj e të qëndroj atje, jo ta konsideroj, do të ndodhë. Mendoj se do të shpërngulem përgjatë pesë apo dhjetë vjetëve të ardhshëm, dashtë Zoti. Jam këtu për t’i dhënë guxim industrisë së filmit, gjë që është proces 10-vjeçar. Nuk do të jem në gjendje ta bëj këtë nga jashtë, më duhet të jem në atë vend, në kontinent”, ka thënë ai gjatë një takimi me anëtar të kësaj industrie në Accra.

Ai ka shtuar se nuk do të vendoset vetëm në një vend të caktuar pasi planifikon të lëvizë.

“Do të jetoj në Accra, do të jetoj në Freetown (kryeqytetin e Sierra Leonit), do të jetoj në Zanzibar. Do të mundohem të shkoj kudo që tregojnë histori, kjo është shumë me rëndësi”, ka thënë aktori.
Ylli ka thënë se qëllimi i tij është të bëjë një film në studion e tij në Accra.

Elba, i cili ka luajtur në rolin e Nelson Mandelas në filmin biografik që është bërë në vitin 2013 “Long Walk of Freedom”, beson se është vitale për afrikanët që të jenë në qendër të skenës përgjatë procesit të tërë të krijimit të filmit. Kjo do të thotë që ata të jenë para kamerave, prapa kamerave dhe gjithashtu në çështje financiare, distribuim, marketing dhe tregimin e projektit final.

Ai imagjinon sikur audienca e filmit në mbarë botën, të ketë mundësi të dijë ndryshimet në mes të qyteteve të SHBA-së si New York dhe Los Angeles pa pasur nevojë që t’i vizitojnë, një ditë do ta kishin kuptuar më thellësisht kontinentin.

“Ky sektor është fuqi e lehtë, jo vetëm nëpër Gana, por në të gjithë Afrikën. Nëse shikon ndonjë film apo diçka që ka të bëjë me Afrikën, gjithçka që do të shikosh është trauma, si ishim skllevër, si u kolonizuam, se si është vetëm luftë dhe kur vjen në Afrikë do të kuptosh se këto gjëra nuk janë të vërteta”, ka thënë Elba tutje.

Ai ka shtuar se është shumë më rëndësi që të tregohen historitë e traditave, kulturës, gjuhës dhe ndryshimeve në mes të gjuhëve që ka kontinenti sepse “bota nuk e di këtë pjesë”.

Pasi Nollywoodi i Nigerisë prodhon qindra filma brenda vitit, këta filma në mënyrë të argumentueshme janë eksporti më i suksesshëm i vendit. Ka gjithashtu traditë, sidomos në pjesët frankofone të Afrikës që bëjnë filma kualitativ.

Elba më parë pati pranuar se ka mungesë të talenteve në industrinë e filmit në Afrikë dhe raporti që UNESCO pati bërë në vitin 2022, mbështeste deklaratën e aktorit.

Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara pati deklaruar se, ani pse po ndodh prodhim domethënës, biznesi i krijimit të filmit nëpër tërë kontinentin kishte probleme të tilla si pirateria, trajnime jo përmbajtjesore dhe mungesë të institucioneve zyrtare për krijimin e filmave.

Elba beson se me momentin e duhur dhe me përfshirjen e vullnetit të qeverisë për të krijuar një ambient që ofron mundësi, do të mund të krijohet një rreth virtuoz.

“Duhet të investojmë në tregimin e historive tona, sepse kur më shihni mua, shihni një version të vogël tuajin dhe kjo na inkurajon”, ka thënë ndër të tjera Elba.