Sportisti i njohur, Travis Kelce, i dashuri i Taylor Swift, ka hedhur dritë mbi planet për një dasmë të mundshme, duke thënë se ai mendon se vera është periudha perfekte për dasma.
Female First ka shkruar se ky koment ka shtuar spekulimet se ata mund të jenë fejuar në fshehtësi, pas disa thashethemeve që qarkullojnë, pasi Taylor Swift ishte parë muajin e kaluar duke fshehur gishtin e unazës në disa foto të realizuara gjatë një feste për përfundimin e turneut të saj “Eras Tour”.
Travis, i cili është 35 vjeç dhe lojtar i Kansas City Chiefs në Ligën e Futbollit Amerikan, ka folur për këtë gjatë një episodi të podcast-it “New Heights” që ai prezanton me vëllain e tij, Jason Kelce, 37 vjeç.
Komenti i tij erdhi kur një dëgjues telefonoi për të shprehur shqetësimin se e fejuara e tij dëshironte një dasmë në vjeshtë, që mund të përkonte me sezonin e futbollit.
Kelce u përgjigj duke thënë se ai nuk njeh asnjë njeri që ka bërë dasmë në vjeshtë.
“Të gjitha dasmat që kam shkuar janë bërë gjatë verës”, ka thënë ai, duke shtuar se për të, vera është sezoni më i mirë për dasma.
Ai përmendi gjithashtu dasmat që ka parë gjatë muajve të tjerë.
“Kam parë dasma në shkurt, kam parë dasma kurdo, përveç në vjeshtë”, ka thënë sportisti.
Ai këshilloi dëgjuesit e podcast-it që të zgjidhnin mosmarrëveshjen me partneren e tij mbi kohën e dasmës.
Një burim afërt me çiftin ka ndarë me Page Six se Swift ndjen siguri më shumë me Kelcen sesa me këdo tjetër. “Ajo e di që ai do të bëjë gjithçka për të dhe fizikisht ndjehet e mbrojtur prej tij, dhe e do këtë ndjenjë”, ka thënë burimi.