Artistja e mirënjohur transgjinore, Hunter Schafer, ka pranuar se ka qenë në lidhje me këngëtaren e famshme, me prejardhje spanjolle, Rosalia, raporton USA Today.
Në një intervistë për revistën GQ, Shafer ka treguar se në vitin 2019 ishte në lidhje me Rosalian për pesë muaj. Pas ndarjes ato u bënë shoqe të mira duke qëndruar pranë njëra-tjetrës.
“Kam me të vërtetë një shoqëri të bukur me njerëz me të cilët kam qenë në lidhje romantike”, ka thënë aktorja duke shtuar se Rosalia është sikur të jetë anëtare e familjes, pavarësisht rrethanave.
“Ka pasur spekulime të shumta për kohë të gjatë” ka shtuar ajo, duke thënë se nuk do të duhej t’i interesonte askujt se a janë në lidhje apo jo, por megjithatë ajo ndjehet e lumtur që ndan këtë informacion tash dhe se edhe Rosalia sigurisht mendon të njëjtën gjë.
Rosalia ishte në lidhje romantike me yllin latin Rauw Alejandro, i cili dha lajmin se anuloi fejesën e tyre korrikun e kaluar.
Kurse Chafer, ka pranuar se më parë ishte në lidhje romantike me bashkëpunëtorin e saj nga projekti filmik “Euphoria”, Dominic Fike.