Showbiz

Cavill zëvendësohet në sezonin e katërt të “The Witcher”

Ky lajm erdhi si befasi për të gjithë adhuruesit e serialit hit të Netflixit, “The Witcher”.

Pas tri sezoneve të këtij shou, aktori Henry Cavill nuk do të rikthehet më si protagonisti, Geralt of Rivia. Në sezonin e katërt të serialit do të jetë ylli australian, Liam Hemsworth, ai që do ta zëvendësojë Cavillin në këtë rol, shkruan portali “CNET”.

Të shtunën (29 tetor). Hemsworth e bëri të ditur lajmin për të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

“Si adhurues i serialit ‘The Witcher’, jam shumë i lumtur që do ta kem rastin ta luajë rolin e Geralt of Rivia. Henry Cavill e ka portretizuar atë në mënyrë të përkryer dhe jam i nderuar që po ma dorëzon këtë detyrë dhe po ma mundëson t’i trashëgoj shpatat e Ujkut të Bardhë për kapitullin e ardhshëm të aventurave të tij. Henry, unë kam qenë adhurues i yti për vite me radhë dhe jam inspiruar nga ajo që i ke sjellë këtij personazhi. Jam vërtetë i emocionuar që do të futëm në botën e këtij shou fantastik”.

 

 

Cavill po ashtu reagoi ndaj këtij lajmi duke e postuar mesazhin ku shkruhej: “Rrugëtimi im si Geralt of Rivia ka qenë i mbushur me përbindësha dhe aventura, por fatkeqësisht, unë do ta dorëzojë medaljonin dhe shpatat e mia për sezonin e katërt të shout. Në vendin tim, Liam Hemsworth do ta marrë përsipër rolin e Ujkut të Bardhë. Ashtu siç ndodhë me personazhet më të mëdhenj letrarë, unë e kaloj pishtarin me nderin më të madh për kohën e kaluar duke e portretizuar Geraltin, dhe mezi prej ta shohë se çfarë risish do t’i sjellë Liami këtij burri tërheqës dhe me shumë nuanca”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Henry Cavill (@henrycavill)

 

“The Witcher” ka qenë një hit gjigant i Netflixit, nga lansimi në vitin 2019. Sezoni i tretë i serialit, që e sjell Cavillin për herë të fundit në rolin e Geralt of Rivia, pritet të publikohet nga mesi i vitit 2023. Aktori britanik nuk e zbuloi arsyen e largimit të tij nga ky projekt, por së fundmi u bë i ditur lajmi se do të rikthehet si superheroi shumë i dashur për publikun, Superman.

Hemsworth më së miri njihet për rolin e Gale Hawthorne në filmat “The Hunger Games”, ku luajti krahas aktorëve Jennifer Lawrence dhe Josh Hutcherson. Së fundmi, ai aktroi krahas yllit të kinematografisë, Christoph Waltz, në serialin “Most Dangerous Game”. Liam po ashtu luan krahas aktorit Australian, Russell Crowe, në trilerin e ardhshëm “Poker Face”.

Image