Modelja, Heidi Klum, e cila njihet për kostumet të ekzagjeruar dhe ndejat që bën për natën e shtrigave Halloween, ka thënë se sivjet ka një surprizë të madhe për këtë lloj feste.
Gazetari i revistës People e ka pyetur yllin se çfarë planesh ka për kostumin e sivjetmë, ndërkohë që ajo ka thënë se do të jetë befasi.
“Hmmm... le të themi se duhet të prisni e të shihni! Ju e dini që i dua surprizat”, ka thënë Heidi.
Ajo ka pranuar se argëtohet duke u përkushtuar shumë për kostumet e çdo viti.
“Çdo vit, jap gjithçka nga vetja për të krijuar kostumin, prandaj secili prej tyre ka një vend të veçantë në zemrën time. Zbavitja qëndron te përkushtimi që bëj çdo vit rreth kostumit dhe kjo gjë e bën me të vërtetë të mbahet mend si pjesë shumë e bukur e eksperiencës së vet Holloweenit, e cila mund të mos duket si ‘e bukur’”, ka thënë modelja.
Në kampanjën e UNICEF-it, “The Box Is Back”, Klum, shfaqet bashkë me disenjatorët e “Project Runway”, Erin Robertson, Kentaro Kameya, Ciara Chyanne e Johhny Cota, të cilëve iu thotë t’i ndihmojnë për idenë e kostumit të sivjetmë.
“Mendo për diçka të vogël por me ndikim të madh”, i thotë ajo Cotas.
Klum për këtë kampanjë ka thënë se “po kënaqet shumë për kauzë të mirë”.

51 vjeçja, e cila e adhuron sezonin “e frikshëm”, vitin e kaluar ishte veshur si fazan me pupla të ekzagjeruara, për interpretimin e të cilit kishte punësuar edhe valltarë.

