Showbiz

HBO sjell komedinë hapësinore "Avenue 5" me Hugh Laurie në rolin kryesor

HBO e ka publikuar fragmentin zyrtar për serialin komik hapësinor "Avenue 5", në të cilin rolin kryesor e luan aktori fantastik Hugh Laurie, i njohur për rolin e tij si doktori House.

Me regji të Armand Iannucci, satiristit të mirënjohur skocez, Laurie e interpreton kapitenin Ryan Clark, pronarin e anijes luksoze Avenue 5.

Image

Ngjarja e serisë fillon kur anija e tij papritmas prishet dhe ai do të duhet ta mbledhë ekuipazhin për t’i siguruar pasagjerët. Megjithatë, shpëtimi do të shndërrohet në një panik humoristik dhe diskutime të personave që nuk mendojnë njëjtë, shkruan KOHA Ditore. Gjërat do të përkeqësohen deri në pikën ku ekuipazhi do të duhej ta kërkojë ndihmën e NASA-s.

"Kapiteni hapësinor Ryan Clark nga Avenue 5 përpiqet të pajtohet me të tjerët nga industria hapësinore", thuhet ndër të tjera në përshkrimin e filmit.

Image

Siç tha Iannucci kohët e fundit, seriali në fakt e sjell historinë për njerëzit që nuk kanë asgjë të përbashkët përveçse janë së bashku në hapësirë dhe përpiqen ta durojnë njëri-tjetrin.

Përveç Laurie, në seri luajnë edhe Josh Gad, Suzy Nakamura, Zach Woods, Rebecca Front, Ethan Phillips, Nikki Amuka-Bird dhe Himesh Patel gjithashtu.

Premiera e serialit të HBO-së është planifikuar për vitin e ardhshëm, ndërsa episodi i parë është planifikuar të transmetohet më 19 janar.