Steve Harvey ka vendosur të flasë në “Invest Fest 2023” në Atlanta të dielën për thashethemet e fundit lidhur me jetën e tij personale.
Harvey 66-vjeçar, prezantues televiziv me renome botërore, foli për thashethemet se gruaja e tij, Marjorie Bridges, 58-vjeçare, dyshohet se e ka tradhtuar atë me truprojën dhe me shefin e personelit, ka shkruar DailyMail.
Në një video në TikTok tashmë virale, ylli mund të shihej duke folur në skenë para një turme të madhe dhe deklaroi: “Para se të filloj, vetëm më lejoni të them, jam mirë. Marjorie është mirë”, pasuar nga brohoritjet nga audienca.
“Nuk e di se çfarë po bëni, por gjeni diçka tjetër për të bërë, sepse ne jemi mirë. Zoti ka mëshirë”, tha Harvey. “Nuk kam kohë për thashetheme. Zoti ka qenë i mirë me mua, unë jam ende duke shkëlqyer”.
Akuzat e tradhtisë filluan në fillim të kësaj jave në platformën X - i njohur më parë si Twitter - dhe shpejt u bënë virale.
Steve dhe Marjorie për herë të parë u njohën në vitin 1990, por u martuan vetëm 17 vjet më vonë në vitin 2007.
Pas martesës së tyre, ai adoptoi tre fëmijët që Marjorie kishte nga lidhja e kaluar: modelen 26-vjeçare Lori, si dhe Morganin e Jasonin.
Gjatë një interviste të kaluar për “People” në vitin 2012, Steve ka thënë për Marjorie se ajo e ka ndryshuar tërësisht.
