Këngëtarja amerikane, Halsey, e ka ndarë me fansat e saj datën e lansimit të këngës së re, “So Good”, e cila besohet se është vonuar për shkak të kërkesave të studios incizuese me të cilën bashkëpunon këngëtarja, për të postuar sa më shumë video në rrjetin social TikTok.
Javën e kaluar, Halsey e postoi një mesazh përmes së cilit deklaroi se labeli muzikor po e vononte qëllimisht publikimin e këngës së saj të re, derisa ajo ta krijonte një video virale të rreme në TikTok. Kështu, këngëtarja i informoi fansat se po ndihet e lodhur nga presioni për marketing, dhe se ekzistojnë këngë të reja të cilat dëshiron t’i publikojë për ta, por nuk po e lejojnë, raportoi portali “NME”.
Të martën (31 maj), labeli i këngëtares, “Capitol Records”, iu përgjigj deklaratës së saj duke e konfirmuar dhe datën e lansimit të këngës “So Good”.
“Ne të duam shumë dhe jemi këtu për të të mbështetur. Në jemi kompani që prioritet i ka artistët dhe punën e tyre, dhe gjithmonë e inkurajojmë dialogun e hapur. Qëllimi ynë kryesor është ta ndihmojmë secilin artistë që të arrijë sukses, dhe shpresojmë se do të mund të vazhdojmë të zhvillojmë biseda të tilla kritike”, shkruhej në mesazhin e studios incizuese.
- @halsey, we love you and are here to support you. We are committing to a release of “So Good” on June 9th, 2022. pic.twitter.com/DKBrtRUCpk
— Capitol Music (@capitolmusic) May 31, 2022
Përfundimisht, data e konfirmuar e lansimit të këngës së re të Halseyt mbetet 9 qershori.
Me këtë rast këngëtarja iu drejtua ndjekësve në Twitter duke thënë: “Nuk kam pritur kaq shumë reagime rreth këngës së re. Por, ajo që e di sigurt është se doja që ju ta dëgjoni atë dhe më në fund do ta keni këtë mundësi. Kënga ‘So Good’ vjen më 9 qershor ndërsa videoklipi lansohet një ditë më vonë”.
I didn’t expect so much conversation about this record, all I know is that I wanted you guys to hear it and now you can. So Good, song on June 9th and video the next day. Endy gave me my flowers ? pic.twitter.com/TIz6i3kLdV
— h (@halsey) May 31, 2022
Pas komenteve të Halseyt, një numër artistësh ia janë bashkuar diskutimit rreth kërkesave të studiove incizuese ndaj artistëve, për përdorimin e mediave sociale.
Në mesin e tyre ishte edhe këngëtarja, FKA twigs, e cila tha: “Është e vërtetë, të gjitha studio incizuese kërkojnë sa më shumë postime në TikTok, dhe unë sot jam kritikuar për angazhim të dobët në këtë drejtim”. Nga postimi i kësaj deklarate, këngëtarja e ka mbyllur llogarinë e saj në TikTok.
Charli XCX, Florence Welch adhe artiste të tjera, po ashtu i kanë shprehur të njëjtat brenga dhe ankesa.