Showbiz

Berry “ia kthen” Brodyt puthjen e para 22 vjetëve

Halle Berry

Halle Berry

Foto: Associated Press

Aktorët e njohur Adrien Brody dhe Halle Berry “rikrijuan” një nga momentet më të paharrueshme dhe të kontestuara, të ceremonisë “Oscar”, duke realizuar një puthje në tepihun e kuq të ceremonisë së këtij viti, ka raportuar The Guardian.

Në një klip të shpërndarë në mediat sociale të Akademisë së Filmit, me mbishkrimin “një ribashkim që po pritej qe 22 vjet”, Berry, e cila ishte e ftuar për të dhënë një çmim, e përshëndeti Brodyn ngrohtësisht para se të iniconte një puthje.

“Duhej t’ia ktheja”, ka thënë Berry për Variety.

Ky moment ishte një ndryshim i plotë i incidentit të njohur nga ceremonia e “Oscar" 2003, kur Brody, i cili sapo kishte fituar çmimin Aktori më i mirë, për rolin e tij në filmin “The Pianist”, përqafoi Berry, prezantuesen e çmimit, dhe i dha asaj një puthje të papritur në buzë. 

Adrien Brody dhe Halle Berry në "Oscar 2003"


Ky incident pati shkaktuar kritika gjatë viteve të fundit, veçanërisht pas rritjes së lëvizjes #MeToo. 
Berry ka folur për ngatërrimin që ka pasur në lidhje me incidentin, që ndodhi një vit pasi ajo mori çmimin Aktorja më e mirë. 
“Sepse isha atje një vit përpara, dhe e dija ndjesinë e të qenit jashtë trupit, thjesht e lashë veten të shkoj me rrjedhën e gjërave. Por mendova me vete: ‘Çfarë po ndodh tani?’”, ka thënë ajo për komedianin Andy Cohen në vitin 2017, në emisionin Watch What Happens Live.

Brodyn, i cili këtë vit mori nominimin e tij të dytë për aktorin më të mirë për rolin e László Tóth në dramën historike “The Brutalist”, ka diskutuar vetëm rastësisht incidentin. 

“Asgjë që kam bërë ose mund të kem bërë nuk është bërë me qëllimin për ta bërë dikë të ndihet keq”, ka thënë ai për Variety më herët këtë vit.

Pasi dha puthjen “kthyese”, Berry e zbuti incidentin e parë. 

“Ishte një natë e jashtëzakonshme për të dhe për mua gjithashtu. Të isha pjesë e momentit të tij... sot, duhej t’ia ktheja. E kam takuar në festa, por kjo është hera e parë që, që nga ajo natë, e shoh atë në tepihun e kuq diku. Ai është nominuar këtë vit. E meritonte atë”, ka thënë ajo për Variety.