Showbiz

Gwyneth Paltrow i thotë jo marrëdhënies polimerike

Gwyneth Paltrow

Aktorja me famë botërore, Gwyneth Paltrow, i ka thënë “jo” marrëdhënieve polimerike.

Marrëdhëniet polimerike praktikohen duke u fokusuar në më shumë se vetëm një lidhje romantike.

Ajo njihet për qasje progresive që ka rreth marrëdhënieve romantike, por kur bëhet fjalë për marrëdhëniet polimerike, aktorja ka thënë së është nja vajzë që ka qejf të jetë vetëm me një burrë, jo më shumë, raporton The New York Post.

Në një rubrikë më pyetje e përgjigje në rrjetin social Instagram, një adhurues e ka pyetur yllin se kur bëhet fjalë për martesën a e preferon të jetë vetëm me një burrë.

“A e keni konsideruar ndonjëherë një marrëdhënie polimerike?”, është pyetur ajo.

Në përgjigjen që i dha adhuruesit, Paltrow duket të jetë më konzervative së sa është supozuar.

“Jo faleminderit! Kjo gjë nuk është për mua, pa e paragjykuar askënd. Jam një vajzë që i pëlqen të jetë vetëm me një burrë”, ka thënë ajo.

Gwyneth Paltrow, në vitin 2018, është e martuar me producentin televiziv, Brad Falchuk, pasi kanë qenë bashkë për katër vjet. Ata u takuan në xhirimet e projektit filmik “Glee” në vitin 2010.

Paltrow më parë ishte e martuar me frontmenin e grupit të mirënjohur muzikor, Coldplay, Chris Martin, për dhjetë vjet, me të cilin ka dy fëmijë, Apple dhe Moses. Martin dhe Paltrow janë ndarë në vitin 2014 dhe divorci i tyre u finalizua në vitin 2016, ndërkohë që kanë marrëdhënie shumë të mirë shoqërore.

Marti është aktualisht në lidhje me aktoren e njohur Dakota Johnson, me të cilën Paltrow ka marrëdhënie shumë të mira.

Çiftet, Paltrow-Falchuk dhe Martin- Johnson, shpesh shihen duke kaluar kohë bashkë.