Showbiz

Gwyneth Paltrow e shqetësuar se fëmijët e saj mund të vuajnë nga ankthi

Gwyneth Paltrow me fëmijët

Gwyneth Paltrow me fëmijët

Aktorja, Gwyneth Paltrow, ka thënë se shqetësohet më së shumti se fëmijët e saj mund të përjetojnë ankth.

Këtë ajo e ka thënë duke iu përgjigjur fansave në një pyetësor që e bëri në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ku u pyet se për çfarë gëzohet e për çfarë shqetësohet më së shumti për fëmijët e saj.

“Mendoj se të dy fëmijët e mi e njohin vetveten shumë mirë dhe kjo që më pëlqen shumë tek ata. Ndërsa gjëja për të cilën shqetësohem për ta është ankthi. Kjo, siç e dimë, është gjeneratë shumë e stresuar. Pra për këtë shqetësohem më së shumti”, ka thënë Paltrow në video.

Kur një tjetër fans i tha të postonte fotografinë e fundit që ka me djalin e saj Mosesin. Ajo postoi një fotografi ku shihej ajo me të dy fëmijët e saj, vajzën në të djathtë e djalin në të majtë.

Vajza, Apple, në fotografi është e veshur me një fustan me katrore të bardha e të kuqe, ndërkohë, djali, kishe veshur një bluzë të kuqërremtë dhe pantallona kafe të hapur. Gwyneth, e cila qëndronte në mes, kishte veshur një këmishë të kaltër e pantallona të bardhë.

Fëmijët i ka nga martesa 12-vjeçare me këngëtarin e grupit ColdPlay, Chriss Martin, me të cilin u nda ne vitin 2014, e zyrtarisht u divorcua dy vjet më vonë.

Në vitin 2018 ajo është martuar me producentin televiziv Brad Falchuk.