Rokerët italian, “Måneskin”, do ta shfaqen si mysafirë muzikor në edicionin e radhës së shout humoristik, “Saturday Night Live”, dhe i cili do të prezantohet nga aktori Will Forte. Ky i fundit karrierën si komedian e kishte filluar pikërisht si pjesëtarë i kastës së aktorëve të këtij emsioni, që është një ndër më të shikuarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Grupi “Måneskin” i përbërë nga Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio, e fitoi garën evropiane të këngës “Eurovision” në vitin 2021, me këngën e shndërruar tashmë në hit, “Zitti e buoni.”
Pas këtij suksesi të papritur, bendi së fundmi e rilansoi ‘coverin’ e hitit “Beggin”, i cili u bë viral në TikTok dhe i pushtoi platformat muzikore duke ua mundësuar adhuruesve të ri që ta zbulojnë katalogun muzikor të “Måneskin”. Kështu ata po arrijnë të fitojnë famë anembanë botës.
Version i tyre i këngës “Beggin”, dikur e interpretuar nga grupi “The Four Seasons”, u pozicionua në vendin e 13-të të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”, dhe në vendin e 3-të në toplistën “Global 200”.
Emisioni “Saturday Night Live” konsiderohet një mundësi e mirë e promovimit dhe depërtimit në tregun amerikan të muzikës, pasi ndër vite në këtë skenë kanë interpretuar yje të njohur të tillë si: Beyonce, Pink, Billie Eilish, Miley Cyrus, Dua Lipa, Harry Styles, Bruno Mars, Lady Gaga, Jay-Z dhe të tjerë.