Bend i njohur i muzikës rok nga vitet '90, Limp Bizkit, ka paditur kompaninë “Universal Music Group” (UMG), duke i kërkuar dëmshpërblim prej 200 milionë dollarësh. Grupi pretendon se kompania ka fshehur të ardhurat nga mbikëqyrësit e tyre.
Fred Durst, themeluesi i bendit, ka thënë se ata nuk morën asnjë cent nga “UMG” deri në momentin që ngritën këtë padi, ani pse këngët e tyre po kohët e fundit po dëgjohen shumë në platformat transmetuese si Spotify, shkruan The Guardian.
Në padi thuhet se “UMG” përdor një lloj softueri që fsheh informacionin financiar për artistët, duke mundësuar kështu përvetësimin e të ardhurave. Avokatët e Durst sugjerojnë se shumë artistë të tjerë mund të kenë përjetuar të njëjtën gjë.
Megjithatë, disa ekspertë të industrisë e quajnë këtë një problem të zakonshëm të llogarive bankare, jo një skemë të organizuar për të manipuluar pagesat. Ata sugjerojnë se çështja mund të lidhet me ndërlikimet e sistemit të shpërndarjes së të ardhurave në një botë ku transmetimi i muzikës përmes platformave të ndryshme, ka ndryshuar gjithçka.
Ky rast thuhet se mund të nxisë diskutime rreth transparencës dhe drejtësisë në industrinë muzikore, duke vënë në pah nevojën për të rregulluar mënyrën si menaxhohen pagat e artistëve.