Një përplasje e thellë fjalësh ka shpërthyer të premten kur këngëtarja Ariana Grande kritikoi të famshmit e rrjeteve sociale, të cilët organizuan ahengje gjatë pandemisë së koronavirusit.
Ylli i muzikës pop kritikoi njerëzit që ishin mbledhur me një restorant të Los Angelesit, i cili është shndërruar në epiqendër të yjeve të aplikacionit “Tik-Tok”.
“A nuk mundemi të rrimë në shtëpi, veç edhe për disa javë?”, kishte thënë ajo në “The Zach Sang Show” gjatë javës së shkuar.
Krijuesi i aplikacionit “Tik Tok”, Bryce Hall, i ka konsideruar këto komente të saja si “tentim për reklamim”.
“Për shkak se e ka ditur që përdoruesit e ‘Tik-Tok’-ut kanë një publik të madh, ajo e ka ditur se shumë njerëz do të pajtohen me të”, ka thënë ai për “Hollywood Raw”, “sepse ka shumë njerëz që i urrejnë posaçërisht përdoruesit e Tik Tokut.
“Mendoj se ishte një lëvizje e mirë për reklamë dhe për të”, ka shtuar ai. “Por, ajo nuk gabon”.
Komentet e Grandes u bënë gjatë një interviste njëorëshe, në të cilën këngëtarja e promovoi albumin e saj të ri “Positions”, që pritet t’i kryesojë listat në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë.
“A kemi pasur nevojë aq shumë që të shkojmë në ‘Saddle Ranch’ saqë nuk kemi mundur të prisnim derisa të kryhet kjo pandemi vdekjeprurëse?”, ka thënë ajo. “A kemi pasur aq shumë nevojë që të veshim çizme dhe të hipim mbi një dem mekanik? A kaq shumë kemi pasur nevojë për një fotografi të tillë në Instagram?”
E famshmja e “Tik-Tok”-ut, Addison Rae, e cila ka festuar me rastin e Halloweenit në “Saddle Ranch”, ka pranuar se Grande ka pasur të drejtë.
“Mendoj se ka të drejtë, mendoj se është e kuptueshme”, ka thënë ajo. “Jam duke qëndruar brenda dhe po ushtroj shumë për t’u përgatitur për filmin tim”, ka shtuar ylli, që është duke punuar në një ripërpunim të filmit të viteve ’90 - “She's All That”.
Dixie D'Amelio – që është gjithashtu një nga yjet më të ndjekur të “Tik-Tok”-ut – është pajtuar se këshilla e Grandes ka pasur kuptim.
“Vërtet nuk di se çfarë të them”, ka thënë ajo, kur është pyetur nga uebfaqja e thashethemeve “Pap Galore”. “Mendoj se ka të drejtë. Po, ka të drejtë”, D'Amelio ka shtuar. “Ajo është mbretëreshë. E dua!”.
Grande ka qenë shumë e ashpër për sa i përket sigurisë gjatë pandemisë dhe së fundmi u ka bërë thirrje fansave të saj që të rrinë në shtëpi për festën e Halloweenit.
“Ju lutem vishuni bukur, bëni fotografi, por pastaj vishni pizhamet dhe shikoni ndonjë film të frikshëm”, ka shkruar ajo në Twitter. “Nuk ka siguri nëse shkoni në ndeja dhe nuk ia vlen barra qiranë”.
Në fillim të këtij viti Hall dhe ylli tjetër i “Tik-Tok”-ut, Blake Gray, ishin dënuar se kanë shkelur rregullat shëndetësore në Los Angeles, pasi kishin organizuar ahengje në shtëpinë që e ndajnë në Hollywood Hills.
“Nëse keni 19 milionë ndjekës në ‘Tik-Tok’, në mesin e një krize shëndetësore publike, duhet të jeni shembull për sjellje të mira...në vend se të thyeni ”, ka thënë avokati i qytetit Los Angeles, Mike Feuer.
Edhe kryetari i Los Angelesit, Eric Garcetti, ka autorizuar qytetin që ta kursejë ujin dhe energjinë elektrike në shtëpi. “Pa marrë parasysh se kanë marrë disa paralajmërime, kjo shtëpi është kthyer në një kulb nate në bjeshkë”, ka thënë ai.