Showbiz

Gjendet i vdekur aktori i famshëm korean

Aktori jugkorean Song Jae-lim

Foto: Getty

Aktori jugkorean Song Jae-lim është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Seul të martën. Ai ishte 39 vjeç.

Trupi i tij u gjet nga një mik me të cilin kishte planifikuar të drekonte atë ditë, sipas policisë. Policia i ka thënë CNN-it se nuk ka pasur shenja krimi në vendngjarje, dhe një letër është gjetur aty.

“Hetimi deri tash ka zbuluar se nuk ka shenja veprimi kriminal”, u tha nga policia. “Meqë familja nuk ka dashur të bëjë autopsi, do të vazhdojmë me transferimin e të vdekurit te familja”.

Song nisi karrierën e tij si aktor në vitin 2009 me filmin “Actresses”.

Ai mori vëmendje të madhe në rolin që pati në dramën e vitit 2012 “Moon Embracing the Sun”, dhe u bë edhe më i famshëm me shfaqjen “We Got Married”. Performanca e fundit e tij ishte në filmin “La Rose De Versailles” që përfundoi në tetor.