Supermodelja e njohur Gigi Hadid ka ndarë rrallëherë detaje mbi marrëdhënien e saj me aktorin Bradley Cooper. Por, në një intervistë për Vogue, ajo ka treguar se lidhja e tyre është “shumë romantike dhe e lumtur”.

Hadid dhe Cooper janë në një marrëdhënie prej mbi një vit. Ata u takuan në një festë private për ditëlindjen e fëmijës së një miku të përbashkët.
Modelja ka shprehur admirimin për të si artist dhe partner, duke theksuar se ai e ka ndihmuar të besojë më shumë në vetvete.
“Ai më jep shumë inkurajim dhe besim. Kur njerëzit që i admiron të mbështesin, kjo të krijon besim te vetja”, ka thënë ajo.

Hadid ka thënë gjithashtu se Cooper e ka ndihmuar të zbulojë një pasion të ri për teatrin, një aspekt i jetës së saj që e kishte lënë pas dore.
“Bradley më ka hapur sytë ndaj teatrit dhe është bukur ta rikthej këtë në jetën time”, ka treguar ajo.
Ylli ka shtuar se lidhja me Cooperin ka ardhur në momentin e duhur për të.
“Është thelbësore të dish çfarë dëshiron dhe meriton në një marrëdhënie”, ka thënë Hadid.

Ajo ka shtuar se është e lumtur që ka gjetur një partner që ndan të njëjtën qasje ndaj jetës dhe marrëdhënieve.
“Ndihem me të vërtetë me fat. Po, ‘me fat’ është fjala e duhur”, ka theksuar modelja.
Edhe pse të dy kanë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme, Hadid me Zayn Malik dhe Cooper me modelen Irina Shayk, ata zgjedhin ta mbajnë jetën private larg syrit të publikut.

Modelja ka treguar gjithashtu se nuk shqetësohet nga thashethemet në media.
“Nuk mund t’i korrigjosh gjithmonë gjërat që thuhen për ty. Thjesht duhet ta lësh, t’i tejkalosh”, ka përfunduar ajo.