Showbiz

Getoar Selimi e Ledri Vula paralajmërojnë bashkëpunimin e ri

Dy reperët e famshëm të skenës vendore, Getoar Selimi dhe Ledri Vula do të sjellin bashkëpunimin e ri muzikor.

Lajmin e ka bënë bërë të ditur të dy këngëtarët përmes një postimi të përbashkët të rrjetin social Instagram.

Ata kanë postuar një fotografi ku shihen duke luajtur shah, ngjashëm siç patën bërë futbollistët, ylli portugez Christano Ronaldo e argjentinasi Leo Messi.

Dyshja që nga fansat po cilësohen si më të mirët e repit shqiptar, në fotografinë në fjalë shihen të veshur me xhaketa “Teksasi” duke luajtur lojën e famshme të shahut.

Kjo foto e cila paralajmëron bashkëpunimin duket se u prit shumë mirë nga publiku, pasi Geasy e Ledri nuk kanë bërë ndonjë bashkëpunim që moti.

“Ma në fund bashkë”, ka komentuar një nga adhuruesit.

“Ma i madhi në ven”, ka shkruar një tjetër, që duket të jetë duke mbështetur Selimin në lojën e shahut, për të cilën një tjetër komentues shkruajti se “Geasy është i vetmi që diti të luajë lojën e shahut në showbiz”, koment ky që u pasua me të tjerë mbështetës që thanë se “baba fiton”.

Ndërkohë që disa komentues i quajtën yjet “ikona”, të tjerë po mendojnë se kur një foto e tillë të ndodh në mes të artistit të mirënjohur Unikkatil e Selimit, atëherë do të kishte “domethënie”.

Më herët ka pasur spekulime se në mes të Ledrit e Selimit ka pasur mosmarrëveshje, si pasojë e të cilave ata nuk patën bërë bashkë projekte muzikore.

Ngjashëm është folur edhe për reperin e mirënjohur Mc.Kresha, me të cilin Selimi vitin e kaluar pati bërë një këngë në bashkëpunim me sopranon e mirënjohur ndërkombëtarisht, Inva Mula.

Tingulli 3Nt, grupi muzikor, që Selimi e kishte bashkë me reperin e njohur, Agon Amiga, kishte bërë bashkëpunim me grupin e njohur Skillz, pjesë e të cilit ishte Ledri bashkë me Visar Shalën.

Kënga e quajtur “A e din se”, ishte realizuar gati dy dekada më parë dhe kishte marrë shumë pëlqime nga publiku.