Një dokument po qarkullon në internet ku Georgina Rodriguez etiketohet si “skllavja” e Cristiano Ronaldos. Çifti ka marrë një leje speciale nga qeveria saudite për të jetuar bashkë. Jetesa e përbashkët e dy personave të pamartuar është e ndaluar nga ligjet vendore të Arabisë Saudite, që janë të lidhura ngushtë me fenë islame.
Në dokument, i cili thuhet se është viza e të dashurës së Ronaldos që është përkthyer nga përdoruesit e Twitterit, Georgina etiketohet si “pronë e një futbollisti”. Gratë në Arabinë Saudite nuk kanë pavarësi apo autonomi, dhe çifti nuk është martuar zyrtarisht.
Mediat kanë shtruar mundësinë që ky dokument mund të jetë edhe i rremë, por nuk është konfirmuar asgjë.
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij po jetojnë në Arabinë Saudite pas transferimit në një klub arab.
1- What appears to be an altered image of #Ronaldo’s girlfriend #Georgina #Saudi visa show her as “slave” girl owned by Ronaldo. #Saudi laws do not allow unmarried couples to live together— cont pic.twitter.com/pcotkHRcEf
— Ali AlAhmed (@AliAlAhmed_en) January 5, 2023