Showbiz

George R.R. Martin shpalos detajet e pararendëses së “Game of Thrones”

George R.R. Martin ka dhënë disa përgjigje për adhuruesit kureshtarë që mezi presin pararendësen e serialit “Game of Thrones”.

Në një intervistë për Entertainment Weekly, autori i njohur i serialit të librave ka shpalosur disa detaje për serinë autore e të cilës do të jetë Jane Goldman. Në serialin origjinal “Game of Thrones” përcjellim luftën e shtatë mbretërive për fronin e Hekurt. Në serialin e ri numri i mbretërive do të jetë shumë më i madh: “Nëse ktheheni disa vite prapa ishin 9 mbretëri, pastaj ishin 12 dhe dikur moti ishin 100 mbretëri të vockla. Për këtë epokë po flasim”, tha ai. Ngjarja do të jetë e vendosur rreth 5000 vite para ngjarjeve në Game of Thrones në epokën e njohur si The Golden Age of Heroes.

Ai zbuloi që në seria do të jetë familja Stark, që Lannisteri ende nuk është në rrëfim, por që Casterly Rock tashmë ekziston, shkruan KOHA Ditore. Ka konfirmuar edhe që na presin krijesa që nuk janë njerëz si mamutët, ecësit e Bardhë, e të tjerë, por që nuk do të ketë dragonj. Siç kishte ndodhur në Game of Thrones, as këtu nuk do të kemi aktorët kryesorë. HBO ka bërë të ditur që nga ekipi i aktorëve tani për tani dihen Naomi Watts, Miranda Richardson, Naromi Ackie dhe Denise Gough.

Image

Martin nuk pret sukses të njëjtë sikur që kishte pasur Game of Thrones sepse kjo është pothuajse e pamundur: “askush nuk kishte pritur që ky seria të bëhet pjesë e kulturës, ndërsa për pararendësen nuk mund të pritet që ta përsërisë këtë sukses”, thotë ai.

Titulli i serialit të ri nuk dihet ende edhe pse Martin ka disa propozime si The Long Night, por është i hapur edhe për ide të tjera.