Showbiz

Garuesit e sfidës reale të “Squid Game” kërkojnë kompensim për lëndimet që morën

Seria fiktive “Squid Games” është garë jetë a vdekje – dhe tani garuesit që kanë provuar sfidën në seritë e reja reale “Squid Game: The Challenge” pretendojnë se kanë përjetuar lëndime gjatë shfaqjes.

Edhe pse nuk janë dorëzuar padi, letra me pretendime të tilla i janë dërguar Studio Lambert duke i kërkuar kompensim financiar për lëndimet e pretenduara që përjetuan gjatë xhirimeve. Garuesit kanë thënë se kanë përjetuar hipotermi dhe dëmtim të nervit si rezultat i standardeve të ulëta të sigurisë dhe shëndetit në sheshxhirime, raportoi Entertainment.

Pesë episodet e para të serive kanë dalë në Netflix të mërkurën dhe garuesit në jetën reale kanë garuar në një seri lojërash për një çmim të madh prej 4.56 milionë dollarëve.

Seria u kritikua në janar gjatë periudhës së xhirimeve kur u publikua një raport se loja “Dritë e Kuqe, Dritë e Gjelbër”, marrë nga seria origjinale “Squid Game”, u xhirua në kushte të motit shumë të ftohtë që çoi në lëndime të rënda. Netflixi atë kohë mohoi raportimet.