Aktorja Gal Gadot ka thënë se dëshira e saj për vitin 2025 është të udhëtojë më shumë me familjen e saj.
39-vjeçja, e cila ka katër fëmijë, Alma, 13 vjeçe, Maya, 8 vjeçe, Daniella, 3 vjeçe dhe Ori, 13 muajsh ka shprehur dëshirën për të eksploruar botën më shumë, jo për punë, por për të kaluar kohë të çmuar me ata që do.
“Në botën time, thjesht dua që gjërat të vazhdojnë të jenë ashtu siç janë dhe të gjithë të jemi të shëndetshëm, dhe pjesa tjetër do të vije vetë. Ndoshta të udhëtoj më shumë. Dua të udhëtoj më shumë, por jo për punë, më shumë për të marrë familjen dhe për të udhëtuar, për të eksploruar më shumë botën. Nuk kërkoj shumë, vetëm shëndet për të gjithë ne”, ka thënë ajo në një intervistë për Extra.
Gadot luan rolin e Mbretëreshës së Keqe në filmin “Snow White”, ku bashkëpunon me aktoren Rachel Zegler. Ajo ka thënë se vajzat e saj “e pëlqyen shumë” filmin e ri.
“Ishte premiera e parë që mund të merrja vajzat e mia me vete. Ishte magjike, sepse ne punojmë shumë. Më në fund, mund të ndaja një mbrëmje me to dhe të shohim filmin, ishte vërtet magjike”, ka thënë ylli.
Aktorja e njohur për rolin e saj në filmin “Wonder Woman”, Gadot ka pranuar se ka kënaqësi të madhe edhe në luajtjen e rolit të mbretëreshës së keqe në filmin “Snow White”.
Ajo e ka përshkruar rolin si përvojë krejt ndryshe nga çdo gjë që ka bërë më parë.
“Ishte diçka ndryshe nga gjithçka që kam bërë deri tani, sepse luaja rolin e personazhit të keq. Ajo është kaq teatrale dhe kaq madhështore, më e madhe se jeta... ishte rol i mirë për t’u luajtur”, ka thënë Gadot.