Aktorja e mirënjohur me prejardhje nga India, Alia Bhatt, në ballon e organizuar nga Muzeu Metropolitan i Artit në nderim të veshjeve të vjetra, ekspozitën me temë “Bukuritë e Fjetura: rizgjimi i modës”, ka veshur një fustan, stili i të cilit karakterizon kostumin tradicional indian nga disenjatori indian Sabyasachi Mukherjee.
Për krijimin e këtij fustani, ekipës së artizanëve të disenjatorit ju deshën 1965 orë punë dore.
Fustani i Alias i përshkrua si një nderim për kodin e veshjes “Garden of Time” dhe u bë një ndër më të përfolurit në ngjarjen e të hënës së parë të muajit Maj.
India Times, shkruan se disenjatori e përshkroi këtë fustan si vepër artistike të përjetshme në nderim të kësaj teme duke synuar të vizuelizojë kohërat tranzicionale.
Shumë vëmendje i është kushtuar punës së ndërlikuar të dorës që u vu mbi këtë fustan dhe krijimi u cilësua si dedikim e pasion kulminant ndaj artizanatit, mbi të cilën punuan 163 individë.
“Ajo që më shtyu të veshi këtë fustan është autenticiteti që ka, mënyra se si kjo veshje shkrin artizanalet tradicionale me estetikën avangarde", ka thënë ajo.
Pasi Alia u shfaq në tepihun e kuq, adhuruesit e modës, njohësit e kritikët e modës kanë postuar shumë fotografi të saj nëpër rrjete sociale duke vlerësuar lartë dukjen dhe punën e disenjatorit.