Aktorja Freida Pinto dhe partneri i saj, Cory Tran, e kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë.
Ylli i filmit “Slumdog Millionaire” dhe bashkëshorti i saj fotograf, e kanë bërë të ditur lajmin e lindjes së djalit, Rumi-Ray, përmes një postimi në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së Tranit.
Krahas një fotografie të foshnjës së porsalindur dhe aktores, Cory ia dedikoi disa fjalë të ëmbla gruas së tij: “Dhurata më e bukur e ditëlindjes që mund ta kërkoja. Faleminderit për djalin tonë të bukur dhe të ëmbël. Mahnitem me ty çdo ditë e më shumë. Të të shikoja teksa e solle në jetë djalin tonë, Rumi-Ray, ishte një mrekulli. Ti je një luftëtare e vërtetë”.
Kurse aktorja 37-vjeçare e pranoi se është shumë e dashuruar me burrin dhe babanë e fëmijës së saj.
Në postimin e saj, Pinto kishte shkruar: “Gëzuar ditëlindja babi Cory! Po fesoj për ty burri, miku dhe partneri i jetës sime. Të të shikoj teksa shndërrohesh në një super-baba më bënë shumë emocionale dhe më mbush me gëzim dhe dashuri. Jam shumë falënderuese për ty dhe e dashurojë mënyrën se si e jetojmë jetën së bashku. Të dua marrëzisht. Rumi-Ray ti je një djalosh shumë fatlum”.
Pinto e cila e bëri pubik lajmin e shtatzënisë në qershor të këtij viti, e pranoi se i kishte përjetuat disa befasi gjatë muajvë të fundit. Në një intervistë të fundit për emisionin “The Kelly Clarkson Show”, ajo e konfirmoi lajmin se është martuar në fshehtësi me Tranin, kjo pasi pandemia e koronavirusit ua kishte prishur planet për një martesë të madhe e glamuroze. Freida ka shpjeguar se e kanë marrë këtë vendim pasi nuk kanë dashur të presim më gjatë për ta kurorëzuar lidhjen e tyre.
Aktorja indiane në të kaluarën ka qenë në lidhje romantike me kolegun e saj nga filmi “Slumdog Millionaire”, Dev Patel. Kjo dyshe e famshme ishte bashkë nga viti 2008 deri më 2014. Megjithëse janë ndarë, dy aktorët insistojnë se vazhdojnë të kenë raporte shoqërore mes vete.