I freskët nga promovimi i sezonit të dytë të serialit “The Last of Us”, Pedro Pascal vjen si udhëheqës i një tjetër kaste aktorësh.
Filmi i tij i ardhshëm, “Freaky Tales”, një përzierje e fortë e skena eksplozive aksion, humorit, vrasjeve të tmerrshme dhe kthesave dinake, përfshin aktorë të shquar si, Ben Mendelsohn, Jay Ellis, Dominique Thorne, Jack Champion, Ji-young Yoo dhe yllin e ndjerë të serialit “Euphoria”, Angus Cloud, i cili vdiq në vitin 2023.
Regjinë e këtij projekti e kanë bërë Ryan Fleck dhe Anna Boden, derisa ngjarja zë vend në Oakland të Kalifornisë në vitin 1987 dhe ndjek historitë e disa personazheve të ndryshme, një yll i NBA-së, një polic i korruptuar, dy femra repere, disa adoleshentë, neonazistë dhe një grumbullues borxhesh. Të gjithë këta përplasjen në një ëndërr të tmerrshme ku pason kaosi, dhuna dhe shumë beteja të përgjakura.
“Freaky Tales” do të jetë në dispozicionin e publikut nga 4 prilli.