Aktorja e njohur, Natalie Portman, ka thënë se i bëri mirë kur e takoi yllin Rihana në javën e modës në Paris, në kohën ishte duke u divorcuar me ish-burrin, Benjamin Millepied, me të cilin kishte 11 vjet martesë.
Momentin kur e takoi Rihannan, Natalie, e quajti “moment ringjallës”.
“Ishte moment ringjallës në jetën time. Mendoj se çdo kush që kalon nëpër divorc duhet të takohet me Rihannan ndërkohë që ajo thotë ‘je bushtra më e mirë’. Ishte pikërisht ajo që kisha nevojë të dëgjoja”, ka thënë Natalie në emisonin “The Tonight Show” me yllit Jimmy Fallon.

Ajo u nda nga ish-burri, me të cilin u takua gjatë xhirimeve të filmit “The Black Swan” në vitin 2009 dhe u martuan tre vjet më pas.
Gjatë korrikut të vitit të kaluar, Page Six kishte raportuar se Benjamin e tradhtoi Natalinë me një grua që quhet Camille Etienne.
Thuhet se Natalie dhe Benjamin janë ndarë në vitin 2022, por u munduan t’i rregullonin problemet martesore para se të kolapsonte martesa, nga e cila kanë dy fëmijë.
Pas finalizimit të procesit të shkurroëzimit, një burim i kishte thënë revistës People se Natalie është shumë e mbyllur dhe fokusi i saj më i madh është mbrojtja e fëmijëve.
Statusi i lidhjes së saj romantike ka qenë burim i spekulimeve për vite me radhë dhe aktorja pati pranuar se kishte problem të përballej me vëmendje aq të madhe mediale.
“Është e tmerrshme dhe nuk kam dëshirë të kontribuoje në këtë drejtim”, pati thënë Natalie për Vanity Fair.