Ceremonia e ndarjes së çmimeve "iHeartRadio Music Awards 2025" u mbajt të hënën në Dolby Theater në Hollywood dhe u shoqërua me çmime nderi dhe performanca spektakolare, ka raportuar CNN.
Në mesin e momenteve kryesore të mbrëmjes ishin fjalimet e artistes Lady Gaga, e cila u nderua me çmimin “Innovator Award” dhe këngetares Mariah Carey, e cila mori çmimin “Icon Award”. Carey kujtoi nënën e saj të ndjerë, Patricia Carey, e cila vdiq në muajin gusht të vitit të kaluar.

Në krye të nominimeve ishin artistë si Taylor Swift dhe Morgan Wallen me nga 10 nominime, ndërsa Kendrick Lamar, Post Malone dhe Sabrina Carpenter kishin nga 9 nominime secili.
Swift, e cila nuk mori pjesë në ngjarje, u nderua me çmimin “Tour of the Century” për suksesin e jashtëzakonshëm të turneut të saj “Eras Tour”.
Performancat dhe momentet më të spikatura
Mbrëmja u prezantua nga artisti LL Cool J dhe përfshiu performanca nga artistë të tjerë si Bad Bunny, Billie Eilish, Gracie Abrams dhe Nelly, i cili këndoi një përmbledhje të hiteve të tij pasi u nderua me çmimin “Landmark Award”. Artistja GloRilla, e cila gjithashtu performoi, fitoi çmimin “Hip-Hop Artist of the Year”.

Ceremonia gjithashtu nderoi Los Angeles Fire Department (LAFD) për përpjekjet e tyre në luftimin e zjarreve shkatërrimtare që përfshinë zonën në muajin janar, duke nxitur donacionet për fonacionin bamirës “FireAidLA.org”.
Lista e fituesve kryesorë
Kënga e vitit: “Beautiful Things” – Benson Boone
Kënga pop e vitit: “Espresso” – Sabrina Carpenter
Artisti pop i vitit: Sabrina Carpenter
Artisti i vitit: Taylor Swift
Bashkëpunimi më i mirë: “Die With A Smile” – Lady Gaga dhe Bruno Mars
Artisti i ri më i mirë (Pop): Teddy Swims
Kënga country e vitit: “I Had Some Help” – Post Malone feat. Morgan Wallen
Artisti country i vitit: Jelly Roll
Artisti i ri më i mirë (Country): Shaboozey
Kënga hip-hop e vitit: “Not Like Us” – Kendrick Lamar
Artisti hip-hop i vitit: GloRilla
Artisti i ri më i mirë (Hip-Hop): BossMan Dlow
Kënga R&B e vitit: “Made For Me” – Muni Long
Artisti R&B i vitit: SZA
Artisti botëror i vitit: Tyla