Showbiz

Fitimin e çmimit prestigjioz A$AP Rocky e Rihanna e festojnë me disa qytetarë

Rihanna dhe A$AP Rocky

Rihanna dhe A$AP Rocky

Yjet Rihanna dhe partneri i saj, reperi, A$AP Rocky, festuan deri në orët e vona të natës në barin e hotelit të njohur “Two Fifteen” në New York, pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve të “Footwear News Achievement Awards”, ngjarje kjo e njohur si “Shoe Oscars”, që u mbajt në Cipriani South Street të mërkurën mbrëma.

@nycpap

Rihanna and A$AP Rocky return to their hotel #singer #rihanna #asaprocky

♬ Needed Me - Rihanna

Sipas një burimi, çifti i famshëm, së bashku me një grup miqsh, përfshirë drejtorin e brendit “Puma”, Arne Freundt, arritën në barin në fjalë rreth orës 10 të mbrëmjes.

Ndryshe nga shumë të famshëm që kërkojnë privatësi, çifti i njohur u shfaqën aty shumë të qetë.
“Ata nuk kërkuan asnjë trajtim të veçantë, por ndërvepruan me mysafirët e zakonshëm që ishin të pranishëm në bar”, ka thënë ndër të tjera burimi.

Page Six ka shkruar se ata kanë hapur shishe të brendeve të njohura të pijeve alkoolike “Armand De Brignac Gold Champagne” dhe “Casamigos tequila” për të festuar.

“Rihanna qëndroi me shampanjë gjatë gjithë natës, ndërsa A$AP Rocky po pinte tequila direkt nga shishja”, ka thënë burimi.
Çifti dhe shokët e tyre ishin në një atmosferë feste pasi Rocky fitoi çmimin për “Bashkëpunimin e vitit” për partneritetin e tij me “Puman”.

Rapperi i njohur gjithashtu mori vendin e DJ-it dhe lëshoi muzikë hip-hop të viteve ‘90, ndërkohë që Rihanna, e cila është nënë e dy fëmijëve të tyre, kërceu me miqtë e saj.

Rocky kapi  mikrofonin dhe mbajti një fjalim falënderimi për mbështetjen që mori, pas së cilit u lëshuan këngët e tij.