Fiona Harvey, në të cilën pretendohet të jetë bazuar karakteri Marta, i serisë “Baby Reindeer”, e cila u shfaq në platformën Netflix, ka paditur platformën për shpifje, neglizhencë dhe shkelje të privatësisë, raporton BBC.
Gruaja me prejardhje nga Skocia, Fiona Harvey, e cila thotë së karakteri i Martas është i bazuar në të, në padinë e ngritur dje kundër Netflixit, ka thënë se aty shfaqen gënjeshtra brutale për të, të cilat u ekspozohen 50 milionë shikuesve nëpër botë.
Padia kërkon si dëmshpërblim 170 milionë dollarë amerikanë apo 132 milionë funte britanike, për Harveyn, e cila pretendon se seria në mënyrë false e paraqet atë si një person të dënuar për përndjekje.
Ky serial është shkruar nga komediani skocez Richard Gadd, i cili gjithashtu luan edhe në rolin kryesor.
“Ne duam në mënyrë të fuqishme ta mbrojmë këtë çështje dhe të qëndrojmë përkrah të drejtës së Richard Gaddit për të treguar një histori”, thuhet në reagimin e Netflix.
Horvey ka mohuar ta ketë ngacmuar seksualisht Gaddin, e cila gjithashtu pretendon se gënjeshtrat i ka bërë Netflixi, të cilat, sipas saj, janë histori më e mirë për të bërë para se sasa ajo e vërteta.
Harvy i ka thënë BBC-së të enjten se është e sigurt që Netflixi do ta humb këtë çështje.
“Nuk kam dyshim për këtë. Përndryshe nuk do ta bënim. Mendojmë se do të fitojmë”, ka thënë ajo.
Traileri i serisë "Baby Reindeer":